Vlerësimi i Efektivitetit të Projektit

Kujt i sherbejnë vlerësimet e projektit ?

Për arsyeshmërinë ekonomike ose efektshmërinë financiare të çdo iniciative afariste janë të interesuar më shumë ose më pak pronarët-sipërmarrësit, aksionarët, menaxherët, punonjësit, bankat ose financues të tjerë, bashkësia shoqërore (komuna, bashkia, rajoni dhe shteti) dhe të gjithë të tjerët të cilët janë të lidhur në çfarëdo mënyre me fatin e iniciativës ndërmarrëse. Për këtë arsye, pas çdo iniciative ndërmarrëse (financiare) duhet t’u bëhet me dije të gjithë personave të interesuar një numër i mjaftueshëm të treguesve cilësorë me qëllim të matjes së nivelit të efikasitetit të ardhshëm të ndërmarrjes konkrete.

Bankat afariste në Perëndim (veç e veç apo së bashku) dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si për shembull Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Banka Evropiane, kanë zakonisht metodologjitë e veta për vlerësimin e projekteve investive ose ndërmarrëse. Ato dallojnë mjaft nga procedurat e vlerësimit që i kërkojnë dhe i zbatojnë bankat tona. Ndryshimi kryesorë konsiston në atë që të ne vlerësimet më së shpeshti bazohen në të dhënat për hyrjet dhe shpenzimet e mundshme (të cilat nuk vlerësohen aspak por merren si të dhënë), të cilët shpesh mbështeten në vlerësimet subjektive të referentëve bankarë, të cilët vendosin për dhënien e huave. Por, në kohët e fundit edhe te ne po vërehen risi.

Asnjëri nga treguesit të cilët do t’i paraqes në vijim, nuk tregojnë asnjë veprim praktik lidhur me efektshmërinë statike ose dinamike të projektit, nëse nuk i krahasojmë me:

a)Treguesit e projekteve të tjera-alternative,

b)Treguesit nga veprimtaria ekzistuese ose nga periudhat e kaluara të afarizmit të tyre, që zhvillojnë veprimtari të ngjashme ose të njëjtë,

ç)Treguesit mesatarisht ose minimalisht të pranueshëm për një grupim, degë, sektor të caktuar ose për tërë ekonominë,

Në literaturën vendore dhe të huaj gjejmë një gamë të pasur metodash dhe procedurash analitike të vlerësimit të projekteve investive. Në vijim do të përmenden në mënyrë të përpiktë shumica e metodave analitike të njohura në botë dhe të zbatueshme në praktikë.

1.Treguesit e produktivitetit

Si parim ekonomik i afarizmit, prodhueshmeria(produktiviteti) paraqet raportin ndërmjet vëllimit të prodhimit (në natyrë ose në vlerë) dhe punës ose fuqisë punëtore të angazhuar (në kohë ose në vlerë), përkatësisht përpjekjen që me sa më pak punë ose fuqi punëtore të prodhohet sa më shumë, të ketë efekte prodhuese sa më të mëdha. Në projekte më së shpeshti gjejmë të ashtuquajturit tregues statikë të produktivitetit, të cilet janë paraqitur në vijim:

Treguesit statikë të produktivitetit

Të hyrat e përgjithshme vjetore / numri mesatar i punëtorëve

Investimet e përgjithshme / numri mesatar i punëtorëve

Fitimi i përgjithshëm (bruto) vjetor / numri mesatar i punëtorëve

Fitimi vjetor neto / numri mesatar i punëtorëve

Sasia vjetore e prodhimeve / orë pune të harxhuara

Të ardhurat e përgjithshme vjetore / vlera e punës së harxhuar

Indeksi i vëllimit fizik të prodhimit / indeksi i numrit të punëtorëve

2.Treguesit e profitabilitetit.

Si një nga parimet kryesore ekonomike të afarizmit, profitabilitetit (ose shpesh quhet rentabilitet) paraqet synimin që me sa më pak mjete financiare të angazhuara të arrihen rezultate sa më të mëdha financiare afariste. Në projekte zakonisht operohet me disa tregues të profitabilitetit, të cilët janë paraqitur në vijim të këtij punimi:

Treguesit statikë të profitabilitetit

Të hyrat e përgjithshme vjetore / investimet e përgjithshme ekonomike

Fitimi i përgjithshëm (bruto) vjetor / investimet e përgjithshme ekonomike

Fitimi neto vjetor / investimet e përgjithshme ekonomike

Fitimi i ruajtur vjetor / investimet e përgjithshme ekonomike

Fitimi i ruajtur vjetor + amortizimi – anuitetet / investimet e përgjithshme

3.Treguesit e ekonomizimit

Si njëri nga tri parimet kryesore ekonomike të afarizmit, ekonomiciteti paraqet synimin e maksimalizimit të efekteve krahas minimalizimit të shpenzimeve. Në projekte të ndryshme gjejmë zakonisht të ashtuquajturit tregues statikë të ekonomicitetit, të cilet janë paraqitur në vijim. Përpos në tregues të vlerave, ekonomiciteti mund të paraqitet edhe në natyrë, për shembull, nëpërmjet lëndës së parë, materialeve ose energjisë elektrike të harxhuar për një njësi të efektit, pastaj nëpërmjet raportit ndërmjet efekteve dhe kategorive të ndryshme të shpenzimeve, e të ngjashme.

Treguesit statikë të ekonomicitetit:

Të hyrat e përgjithshme vjetore / shpenzimet e përgjithshme të prodhimit

Fitimi i përgjithshëm (bruto) vjetor / shpenzimet e përgjithshme të prodhimit

Fitimi vjetor neto / shpenzimet e përgjithshme të prodhimit

Fitimi i ruajtur vjetor / shpenzimet e përgjithshme të prodhimit

Fitimi i ruajtur vjetor + amortizimi – anuitetet / shpenzimet e përgjithshme të prodhimit

4.Treguesit e efikasitetit

Në teorinë e sotme ekonomike efikasiteti zakonisht përkufizohet si racionalitet i veprimit, i efektshmërisë ose i dobishmërisë, përkatësisht aftësisë për arritjen e efekteve sa më të mëdha me sa më pak harxhim të mjeteve dhe në kohë sa më të shkurtër. Në të vërtetë ky është gërshetim i tri parimeve ekonomike të afarizmit (prodhimtarisë, ekonomicitetit dhe profitabilitetit). Në projekte shpesh gjejmë (me emra të llojllojshëm) të ashtuquajturit tregues statikë të efikasitetit relativ të investimit, të cilët i kemi paraqitur në vijim të kësaj teme:

Treguesit statikë të efikasitetit të investimeve:

1.Investimet e përgjithshme/numri i punëtorëve të rinj të punësuar

(tregues i çmimit të vendit të punës)

2.Investimet në mjete të përhershme / numri i punëtorëve të rinj të punësuar

( tregues i pajisjes teknike të punës)

  1. Të hyrat e përgjithshme vjetore / investimet në mjete të përhershme

(tregues i përdorimit të mjeteve themelore)

  1. Investimet në mjete të përhershme / investimet e përgjithshme

(tregues i pjesëmarrjes së mjeteve themelore në mjetet e përgjithshme)

  1. Investimet në mjete të përhershme qarkulluese (të xhiros) / investimet e përgjithshme

(tregues i pjesëmarrjes së mjeteve qarkulluese në mjetet e përgjithshme)

  1. Fitimi i përgjithshëm (bruto) vjetor / investimet e përgjithshme

( tregues i përqindjes së fitimit të përgjithshëm)

  1. Fitimi neto vjetor / investimet e përgjithshme

( treguesi i përqindjes së fitimit neto)

  1. Investimet në mjete të përhershme qarkulluese / numri i punëtorëve të rinj

(treguesi i furnizimit të punës me mjete qarkulluese)

  1. Të hyrat e përgjithshme vjetore / investimet në mjete të përhershme qarkulluese

(treguesi i koeficientit të xhiros)

  1. Pagat e përgjithshme ose neto të punëtorëve/numri i punëtorëve

(tregues të ndryshëm të pagave mesatare)

  1. Fitimi i përgjithshëm ose neto / numri i punëtorëve të rinj

(treguesi i fitimit bruto ose neto për një punëtor)

  1. Kapitali i huaj ose mjetet vetanake / investimet e përgjithshme

(treguesit e përqindjes së pjesëmarrjes së kapitalit të huaj ose mjeteve vetanake në

mjetet e nevojshme të përgjithshme)

Treguesit e efikasitetit statik të projektit

  1. Rentabiliteti (profitabiliteti) e mjeteve të përgjithshme = fitimi neto / mjetet themelore + mjetet qarkulluese

  2. Xhiroja e mjeteve të përgjithshme = Të hyrat e përgjithshme / mjetet themelore + mjetet e xhiros

  3. Raporti ndërmjet mjeteve të huaja dhe mjeteve të përgjithshme = Detyrimet / Mjetet themelore + mjetet qarkulluese

  4. Aftësia riprodhuese = Fitimi neto + Amortizimi / Mjetet themelore + Mjetet qarkulluese

5.Treguesit e efektivitetit

Në teorinë dhe praktikën moderne ekonomike amerikane nocioni efektivitet merret si sinonim i zgjedhjes së rrugës së duhur (mënyrave, mjeteve, kohës e të ngjashme), për arritjen dhe realizimin e misionit/caqeve afariste të përcaktuara që më parë të firmës. Për ndryshim nga profitabiliteti, si një kriterium tepër i rëndësishëm i orientimit drejt nxjerrjes së profitit maksimal krahas minimizimit të shpenzimeve dhe rreziku, efikasiteti dhe efektiviteti në të vërtetë janë masa kryesore e suksesit të menaxhimit të firmës. Ka shumë kriteriume të cilët e përcaktojnë efikasitetin e aktiviteteve afariste të firmës si masat e efektshmërisë – efikasitetit – efektivitetit:

(a)shkalla e shfrytëzimit të fuqisë punëtore,

(b)shkalla e shfrytëzimit të kapitalit ekzistues,

©shkalla e shfrytëzimit të resurseve të marketingut (çmimet, distribuimi, promovimi),

(ç)shkalla e shfrytëzimit të njohurive hulumtuese të huaja dhe vetanake ,.

6. Treguesit e efikasitetit

Efikasiteti zakonisht përkufizohet si dobi ose fryt, përkatësisht aftësi për arritjen e efekteve të synuara dhe të dëshiruara me sa më pak shpenzime të mjeteve dhe në kohë sa më të shkurtër.

Treguesit statik të efikasitetit:

Të hyrat e përgjithshme / Investimet e përgjithshme

Të hyrat e përgjithshme / Numri i punëtorëve

Të hyrat e përgjithshme / Mjetet qarkulluese

Fitimi i përgjithshëm (bruto) / Të hyrat e përgjithshme

Fitimi i përgjithshëm / Numri i punëtorëve

Fitimi i përgjithshëm / Investimet e përgjithshme

Fitimi i përgjithshëm / Mjetet vetanake

Fitimi neto / Mjetet vetanake

Mjetet vetanake / Investimet e përgjithshme

Fitimi neto + Amortizimi / Anuitetet e huave

Fitimi neto + Amortizimi / Investimet e përgjithshme

7. Rreziku nga pasiguria

Realizimi i çdo ideje ndërmarrëse është e lidhur ngushtë me një rrezik të madh apo të vogël dhe me pasiguri. Kjo pasiguri mund të ketë shkallë të plotë sigurie (100% e ditur) deri te pasiguria e plotë (100% e paditur) lidhur me ngjarjet që do të pasojnë. Kur një vendim ndërmarrës ka më shumë përfundime të pritshme, me ç’rast vërtetësia e çdo përfundimi është i njohur ose mund të vlerësohet, atëherë themi se vendimi merret në kushte me rrezik të theksuar. Mirëpo, kur vendimi për ndërmarrje investuese ka më shumë përfundime të mundshme, me ç’rast nuk dihet cili do të jetë përfundimi, nuk është i sigurt ose është edhe i pakuptim, atëherë themi se vendimi është marrë në kushte të pasigurta.

8. Teknikat analitike për vlerësimin e rrezikut dhe të pasigurisë

Distribuimi i sigurisë (gjasave, probabilitetit)

Devijimi standard (masa absolute e rrezikut)

Masa e gjasës (sigurisë) nga distribuimi normal

Koeficienti i variacionit (masa relative e rrezikut)

Modeli i ekuivalentit të sigurisë

6.Varianca e vlerës së tashme neto

7.Teknikat simulative (për shembull, Monte Carlo)

8.Pema e vendimit

9.Kriteriumi i Maksimit

10.Teknika të ndryshme të diskontimit

11.Metoda e përshtatjes së përqindjes diskonte

12.Analiza e ndjeshmërisë

13.Pragu i profitabilitetit (pika kthesë, pika e mbulimit, pika e vdekur e profitit)

9. Gërshetimi i metodave të përshtatshme

Për raste dhe qëllime të caktuara, nga pikëpamje të ndryshme, për vlerësimin statik dhe dinamik të projekteve investuese ose ndërmarrëse, në praktikën e disa shteteve dhe të institucioneve financiare, dhe shpesh edhe në praktikën e disa bankave tona, përdoren disa teknika dhe metoda të ndryshme analitike si:

(a)Metoda e anuiteteve, e cila është vetëm një variant i vlerës së tashme neto, sepse nënkupton përllogaritjen e anuiteteve duke përdorur procedurën e diskontimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të ardhshme në vlerën e tashme dhe këtë përmes shumëzimit të tyre me faktorin e anuitetit të tabelave të pesta financiare, në mënyrë që të fitohet shumë e barabartë e vlerave vjetore të të ardhurave dhe shpenzimeve;

(b)Analizat Cost-benefit, e cila më së shpeshti përdoret për nevoja të vlerësimit shoqëror të shpenzimeve të përgjithshme dhe dobive të projekteve të mëdha të infrastrukturës (ndërtimi i rrugëve, elektranave, komplekseve të mëdha turistike, melorizimeve me përmasa të mëdha dhe të shumë projekteve të tjera të infrastrukturës), për të cilat në fazën e projektimit paramendohet se, përveç sasive evidente ekonomik.

10. Kriteri i vlerësimit shoqëror të projektit

Ndikimi i projektit në krijimin e akumulimit

Ndikimi i projektit në rritjen e punësimit

Ndikimi i projektit në bilancin e pagesave

Ndikimi i projektit në profitabilitetin e eksportit

Ndikimi i projektit në shfrytëzimin e kapaciteteve të paangazhuara

Ndikimi i projektit në ndërtimin e kapaciteteve të reja

Ndikimi i projektit në rritjen e nivelit tekniko-teknologjik

Ndikimi i projektit në zhvillimin lokal apo rajonal

Ndikimi i projektit në strukturën e sektorit

Ndikimi i projektit në ambientin e punës dhe të jetës

Ndikimi i projektit në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik

Ndikimi i projektit në pavarësinë strategjike të vendit e të ngjashme

Pa marrë parasysh gamën e madhe të metodave dhe të qasjeve mbi vlerësimet e paraqitura lidhur me efektshmërinë e projektit, secili i interesuar mund (e këtë zakonisht edhe e bën) ta përcaktojë metodologjinë personale (të zgjedhë vetë metodat dhe procedurat analitike) për vlerësimin e efektshmërisë së projektit (këtu metodologjia e paraqitur ia bën të mundur diçka të tillë).

11. Propozimi i metodave të domosdoshme të vlerësimit të efektshmërisë së

projektit

  • Periudha (afati) i shlyerjes (kthimit)

  • Përqindja vjetore e të ardhurave

  • Rregulli i gishtit të madh (72)

  • Pika e mbulimit ose pragu i profitabilitetit

  • Vlera e tashme neto ose relative

  • Përqindja interne e profitabilitetit

  • Profitabiliteti mesatar ose përqindja e shlyerjes (kthimit)

  • Analiza e likuiditetit

  • Analiza e ndjeshmërisë