Trusti - Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur dhe jo-për-profit, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. FKPK është krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribuues kursen për pension në një llogari personale.

FKPK është institucion i themeluar në dhjetor të vitit 2001 dhe ka filluar aktivitetin në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë. Aktivitetin e përgjithshëm të FKPK-së e rregullon Kuvendi i Kosovës, ndërsa e mbikëqyrë Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

FKPK është e angazhuar kryekëput për mbajtjen dhe investimin e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës.

Kriza në tregjet financiare botërore shkaku i pandemisë së Coronavirusit ka prekur edhe paratë e kontribuesdhënësve të Kosovës, që ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale (Trusti).

Sipas raportimit të fundit nga ky institucion, vetëm për një ditë janë humbur 14.1 milionë euro në investime, apo brenda vitit aktual janë 104.53 milionë euro më pak nga kthimi bruto.

Lidhur me këtë, Trusti thotë se kjo ka ardhur si pasojë e rënies së tregjeve në botë të shkaktuara nga pandemia.

“Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit”, njofton ky institucion, përcjell Telegrafi.

Në Trust thonë se, kontribuuesit që pensionohen gjatë këtij viti nuk do të ndikohen nga kjo rënie në investime.

“Lajmi kryesor tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve. Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen”, njofton Trusti.

Informatat e kontaktit:

Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
[email protected]
http://www.trusti.org