Simptomat më të zakonshme të Covid19 - Corona Virus?

Simptomat më të zakonshme të Koronavirusit janë ethet, lodhja dhe kolla e thatë. Disa pacientë mund të kenë edhe dhimbje fyti, zënie të hundës, rrjedhje hundësh ose barkqitje.

Këto simptoma janë zakonisht të lehta dhe fillojnë gradualisht. Disa njerëz infektohen, por nuk shfaqin ndonjë simptomë. Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 nga çdo 6 persona që preken nga Koronavirusi sëmuren rëndë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje. Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike mjekësore, si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë mundësi të marrin sëmundje serioze.

Personat me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.