Si llogaritet përqindja e një numri?

Të mësosh se si llogaritet përqindja e një numri është diçka mjaft e thjeshtë. Si formë të përgjithshme mund të themi se:

Përqindja e një numri gjendet duke pjesëtuar vlerën pranë % me 100 dhe atë që del duke e shumëzuar me numrin të cilit duam t’i llogarisi përqindjen.

Por rradha e veprimeve mund të jetë e ndryshme nga sa u tha më lart dhe të arrihet te e njëjta vlerë. Mund të shumëzojmë koeficientin e përqindjes me numrin të cilit i gjejmë përqindjen dhe vlerën që del ta pjesëtojmë me 100. Tek i njëjti rezultat arrihet dhe po të pjesëtojmë numrin që duam t’i gjejmë përqindjen me 100 dhe pastaj ta shumëzojmë me numrin (koeficientin) pranë %.

Për shembull: Sa është 5% e 80?

5 / 100 * 80 = 0.05 * 80 = 4

Rradha e veprimeve në rastin e përqindjes nuk ka rëndësi. 5% e 80 mund të llogaritet dhe 5 * 80 / 100=400 / 100 = 4

Supozojmë se kemi një pagë bruto 30 000 lekë dhe duam të llogarisim se sa është shuma e sigurimeve shoqërore që mbahet nga rroga jonë.

Kjo vlerë është 9.5% e 30 000 = 9.5 / 100 * 30 000 = 9.5* (30 000/100) = 9.5 * 300 = 2850 euro.

Në këtë rast ishte më e lehtë të pjesëtonim shumën 30 000 me 100 dhe pastaj ta shumëzonim me 9.5 por vlera e sigurimeve mund të gjendet dhe duke pjesetuar 9.5 me 100 dhe vlerën që del duke e shumëzuar me 30 000.

Nëse duam të gjejmë sa përqind e një numri është një vlerë e caktuar atëherë e pjesëtojmë këtë vlerë me numrin në fjalë dhe e shumëzojmë me 100.

Për shembull nëse një produkti me çmim fillestar 8000 lekë i është bërë një zbritje prej 2000 lekë sa është përqindja e zbritjes?

Përqindja e zbritjes = 2000 / 8000 * 100 = 0.25 * 100 = 25%.

Kjo ishte në mënyrë të përmbledhur shpjegimi i mënyrave se si gjendet përqindja e një numri. Shpresoj që artikulli të jetë i kuptueshëm dhe i dobishëm për ju.