Qysh me dite a keni Covid19 - Corona Virus?

Nëse keni Ethe, Kollë, dhe Vështirësi në Frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejtë

Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor.

Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t’ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t’ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.