Qysh me ble në kohë #pandemie?

  1. Bëje listën e blerjes në shtëpi, mos humb kohë t’u u sillë në dyqan!

  2. Vendos dorëza e maskë kur del!

  3. Dil i vetëm për blerje, jo familjarisht!

  4. Mos u fut në dyqan nëse ka shumë njerëz, prit deri sa të dalin disa!

  5. Mos i prek produktet që s’të duhen!

  6. Mbajë distancë te arka, 2 metra!

  7. Ofro përparësi të moshuarve, grave dhe atyre në nevojë!

  8. Dil e mbushi qeset vetë deri sa të bëhet skanimi i gjësendeve!

  9. Mundësisht paguaj me kartelë!

Të kujdesemi të gjithë për njëri tjetrin! Shëndeti yt është shëndeti im!

#Drejt në shtëpi! Rri n’shpi!