Pyetje lidhur me zhdoganimin e blerjeve online

Para disa dite kam kryer per here te pare nje blerje online nga platforma ASOS. Opsioni i vetem i transportit ka qene DHL express per te cilin kam paguar 15 euro nderkohe qe produkti ka kushtuar 85 euro, pra nje total prej 100 euro.

Sot jam kontaktuar nga DHL express dhe me kane thene qe pakoja ndodhet ne aeroportin e prishtines dhe se duhet te shkoj ta paguaj zhdoganimin dhe ta marr produktin. Situata e karantinimit dihet dhe per momentin nuk eshte e mundur qe te shkoj fizikisht ne aeroport. A ekziston mundesia per ta paguar zhdoganimin permes postes ne qytetin ku jetoj?

Tjetra; nese vendos qe ta refuzoj produktin, pra ta kthej prapa pa e marre prej doganes, cfare procedure do te kishte?

  • Une e kam zgjedhur Albania si vendin e destinacionit, pastaj te adresa e kam vendos Kosove.

Dje me kane lajmeru DHL se duhet te shkoj ta bej zhdoganimin ne Aeroportin e Prishtines gje qe eshte e pamundur per shkak te masave te karantinimit, plus qe duke fillu prej sot deri te marten as DHL as Dogana nuk e kishin dite pune.

I bjen tash me pagu edhe 60 euro (15 per nate) minimalisht deri te marten vetem per shpenzimet e depos ne aeroport?

Jo nuk mundesh.

Vec ne aeroport (te aeroporti i vjeter eshte dogana). Ku perpos doganes duhesh me pagu 15 euro per cdo nate qe te qendron pakoja ne cargo atyre hajnave te limakut.

Plus edhe pagesat mi kry te hajnat e bkt edhe per cargo edhe per zhdoganim.

Kur porosit online me Albania pakot shkojne ne Shqiperi edhe pastaj kalojne ne posten e tranzitit ne zone industriale ne Fushe Kosove/Prishtine. Te pakten aty nuk iu paguan ‘haraq’ shpenzime tjera.

Reply