Pse duhet të hani hurma çdo ditë?

Hurmat janë njëra ndër pemët më të vjetra, të kultivuara nga njeriu. Ja disa nga efektet pozitive të tyre.

1. KUNDËR KAPSLLËKUT

Falë efektit të tyre laksativ, hurmat janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku. Ato përmbajnë sasi të madhe të fibrave të tretshme, gjë që stimulon zorrët që të lëvizin. 1. Zhytni 8 deri 10 hurma në një gotë me ujë, që të qëndrojnë gjatë natës, pasi që ua keni hequr bërthamat. 2. Të nesërmen në mëngjes përzieni përmbajtjen e gotës, derisa ta fitoni një masë sikur shurup. Pijeni në bark të thatë, çdo ditë.

2. E RRISIN ENERGJINË

Për një furnizim të shpejtë me energji hurmat janë një përzgjedhje e mirë. Duke qenë se përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave natyrore, sikur që është glukoza, fruktoza dhe saharoza, ato na japin energji dhe e rivitalizojnë organizmin sa herë që kemi nevojë. - Shtoni hurma të copëtuara në pjatën tuaj të “corn flakes”-ave të mëngjesit, për të pasur energji përgjatë tërë ditës. - Nëse pasdite ndiheni letargjikë, atëherë mjafton që të hani disa hurma, që të kthjelleni.

3. TRAJTOJNË ANEMINË

Mungesa e hekurit është shkaktari më i shpeshtë i nivelit të ulët të hemoglobinës, gjë që shkakton aneminë. Hekuri që gjendet në hurma ndihmon prodhimin e hemoglobinës. Për më tepër, vitamina C e këtyre pemëve luan një rol të rëndësishëm në absorbimin e hekurit në zorrë. - Hani disa hurma të thata, të shoqëruara me një gotë qumështi të vakët, dy herë në ditë.

4. PROMOVOJNË SHTATZËNËSINË E SHËNDETSHME

Hurmat përmbajnë disa nutricientë, të cilët janë të dobishëm gjatë shtatzënësisë, si për nënën, po ashtu edhe për foshnjën ende të palindur. Ato forcojnë muskujt e mitrës, duke e lehtësuar lindjen e fëmijës. Sipas një studimi të vitit 2011, konsumimi i hurmave gjatë shtatzënësisë së vonshme e zvogëlon nevojën për stimulimin e lindjes me ilaçe. - Hani 6 deri 8 hurma në ditë. - Mundeni edhe t’i zieni hurmat në qumësht dhe t’i konsumoni 1-2 herë në ditë.

5. E PROMOVOJNË SHËNDETIN E SISTEMIT KARDIOVASKULAR

Hurmat janë të mira edhe për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, falë efekteve antihiperlipidemike. Përmbajtja e sasive të ulëta të natriumit dhe të sasive të larta të kaliumit ndikojnë në mbajtjen e shtypjes së gjakut nën kontroll. Për më tepër, magnezi ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga pika në zemër. - Konsumoni hurme të zbutura në ujë çdo ditë, për ta pasur një shëndet më të mirë të zemrës.

6. NDIHMOJNË FUNKSIONIMIN E SISTEMIT NERVOR

Me disa vitamina të grupit B, që i kanë në vetvete, hurmat e përmirësojnë edhe funksionimin e sistemit nervor. Përmbajtja e sasisë së lartë të kaliumit përmirëson gjumin dhe e shton energjinë e trurit. Antioksiduesit e hurmave i rrisin aftësitë kognitive të trurit. - Nëse doni që truri dhe sistemi juaj nervorë të funksionojnë si duhet, atëherë hani disa hurma në ditë, çdo ditë.