Planifikimi i projekitt

Pse të planifikohet projekti?

Është pyetja qe më së shpeshti shtrohet para menaxhmentit dhe manaxherëve.

Përgjigja është shumë e thjeshtë: që projekti mund të mbijetojë dhe pastaj edhe të zhvillohet.

Me planifikim përkufizohen qëllimet të cilat duhet t’i realizojë menaxhmenti në periudhën e caktuar të jetës. Në mënyrë të përmbledhur qëllimi i projektit do të ishte të përfundoj jetën e vetë, përkatësisht të realizojë nivelin e knaqshëm të profitit. Afarizmin e projektit pa tjeter se duhet planifikuar, nga se për manaxherin plani trason rrugën si të arrihet deri të realizimi i nivelit të caktuar të profitit të dëshiruar.

Dikush do të thotë pse të planifikohet nese rrallë ose fare nuk ndodhë që plani të realizohet, dhe ate për shkak të arsyeve të shumta të brëndshme(furnizimi jo me rregull me inpute, gjendja e kapaciteteve të instaluara, fluktuimi i fuqisë punëtore, gjendja e organizimit të punës e të ngjajshme) por edhe të jashtme(konkurrencës vendore dhe të jashtme, lajmërimit të produkteve të inovuara, ndikimi i politikës fiskale dhe kredito-monetare, ndikimi i faktorëve biologjik, natyrorë etj).

Të gjitha këto fakte qëndrojnë por qëndron edhe fakti se është më mirë që të kemi një plan të keq se sa fare të mos e kemi, dhe në radhë të parë për atë se në bazë të planit të përcaktuar mund të konstatohen shmangjet, përkatësisht të identifikohen shkaqet e shmangjeve në sektorët e veçant të projektit.

Njohuritë shkencore dhe praktika e planifikimit i klasifikojnë planet sipas kohës së realizimit të porjektit në plane afatgjate(5-15 vjet), plane afatmesme(2-5 vjet) dhe plane vijuese njëvjeçare, të operacionalizuar në periudha edhe më të shkurta, deri në detyra ditore të projektit.

Sipas qëllimit , planet mund të synojnë/qëllim shtimin kuantitativ dhe plane që synojn zhvillim kualitativ të parametrave të projektit.

Sipas organizimit , planet mund të ndahën në plane që synojn planifikimin e tërësishëm të projektit dhe plane të pjesëve të caktuara të ndërmarrjes.

Sipas përmbajtjes , plane të shprehur në tregues fizik dhe plane të buzheteve si përllogaritje e rezultateve dhe investimeve.

Në praktikë planet paraqiten si formën e kombinuar.