Plani financiar në 6 hapa

Shumë njerëz përjashtojnë nevojën e planifikimit financiar. Ata mendojnë se ata mund të menaxhojnë me sukses pa bërë planifikim financiar. Por, gjasat janë të mëdha që ata mund të kuptojnë shumë vonë se ata nuk kanë mundësi dhe mjete të duhura për të arritur qëllimet e tyre të jetës.

Hapat e nevojshëm

1. Identifiko situatën tuaj aktuale financiare. Mbledhë të gjitha informacionet në lidhje me burimet tuaja të të ardhurave, borxhet, asetet, detyrimet etj. Ju do të keni një ide të qartë të situatës tuaj aktuale financiare dhe ju pastaj mund ta studioni atë.

2. Identifiko objektivat tuaja. Shkruani qëllimet tuaja aktuale dhe të ardhshme. Gjithashtu duhet të merrni në konsideratë qëllimet financiare të anëtarëve të familjes suaj. Prioritizimin e çdo qëllimi që shënon rëndësinë e saj dhe periudhën e saj kohore. Përcaktoje sasinë financiare çdo qëllimit tuaj. Pasi të bëni këtë, ju do të dalloni qartë qëllimet tuaja afatshkurtëra dhe afatgjata.

3. Identifiko boshllëqet mes gjendjes aktuale dhe gjendjes se synuar. Pasi keni kaluar dy hapat e më parshëm, ju do të keni ide të qartë të asaj që ju mungon. Kjo është e rëndësishme sepse ky hap do të ju ndihmojë për të identifikuar investimin e duhur në vendin e duhur për të gjeneruar të hollat e kërkuara në kohën e caktuar.

4. Përgatitni planin personal financiar. Pasi i keni të kjarta mangësitë tuaja financiare, ju duhet të shqyrtoni mundësitë e ndryshme për investime si aksione, fonde të përbashkëta etj. Identifikoni kombinim me të mirë nga të gjitha këto që më mirë ju përshtatet juve.

5. Implementoni planin tuaj. Është koha për të vënë gjërat në veprim. Mblidhni tërë dokumentacionin e nevojshëm, hapni llogaritë e nevojshme në bankë, llogari ndërmjetësimi etj. Filloni duke investuar dhe respektojeni në përpikmëri planin tuaj.

6. Monitoroni tërë kohën dhe rishikoni planin tuaj periodikisht. Planifikimi financiar nuk është një aktivitet që bëhët vetëm një herë. Një plan i suksesshëm duhet të ketë rishikim periodik si një herë në gjashtë muaj ose një herë në vit.