Organizimi i projektit

Organizimi i projektit nënkupton procesin e organizimit optimal të strukturës së projektit dhe të pjesëve të tij, të strukturës të përshtatshme për realizimin e qëllimeve kryesore të prjektit…

Organizimi dhe funksionimi normal i një projekti varet shumë nga kvaliteti dhe niveli i delegimit në nivelet më të ulëta organizative. Shiquar nga aspekti menaxherial, fjala është për shkallën e decentralizimit apo të centralizimit të procesit të marrjes së vendimeve lidhur me projektin. Procesi centralist i organitimit të projektit kufizon delegimin e detyrave dhe të marjes së vendimeve lidhur me projektin, kur pushteti kryesor i projektit bie mbi menaxherët në nivelet më të larta të projektit, ndërkaq, modeli decentralist i organizimit të projektit, nënkupton procesin maksimal të delegimit të pushtetit të projektit në nivelet më të ulëta të vendosjes.

Është më rëndësi të thuhet se struktura organizative e projektit duhet të jetë e tillë që funksionon dhe që është në pajtueshmëri me qëllimet themelore të realizimit të projetit.

Procesi i organizimit të projektit zhvillohet sipas një kronologjie dhe fazave siç janë dhënë në vazhdim:

1.Definimin e detyrës së projektit , që nënkupton zberthimin e punëve në detyra dhe operacione më të detajizuara si dhe përshkrimin e mënyrës për realizimin e tyre.

2.Formimin dhe përshkrimin e vendeve të punës , të përgjegjësive dhe kufizimeve, definimi i raporteve pronar, menaxhment dhe rolet e tyre

3.Organizimi hapësinorë i projektit (lokacioni, shtrirja e njësive të projektit etj)

Një projektim do të jetë efektiv dhe ekonomik nga aspekti i strukturës organizative nëse iu përmbahet rregullave dhe një kronologjie të zhvillimit të aktiviteteve organizative si më poshtë:

1.Zberthimi i detyrës së projektit sipas mënyrës së kryerjes, fazës dhe qëllimit

2.Formimi i vendeve të punës(i vëllimit dhe i përmbajtjes së aktiviteteve)

3.Formimi i njësive organizative të projektit(lidhshmëria e vendeve të punës, i sektorëve, i shërbimeve, i përgjegjësive dhe i kufizimeve brënda përbrënda këtyre organizimeve)

4.Projektimi i raporteve midis njësive të veçanta organizative të projektit

5.Projektimi i strukturës udhëheqëse të projektit(pronarë, menaxheria etj)

6.Projektimi i organizimit hapësinorë të projektit(projektimi i lokacionit, i vëndosjes së njësive organizative etj)

Politika kadrovike e projektit

Politika kadrovike, si funksion i veçant i menaxhmentit, merret me aspektet e udhëheqjes së resurseve njerëzore, dhe ate:

a)Planifikimin e nevojave dhe regrutimi i kuadrit

b)Selektimi dhe përzgjedhja e kuadrit

c)Përkatitja/trajnimi dhe zhvillimi i kuadrave

ç)Vlerësimi dhe përmirësimi i perfomansës së kuadrit

d)Administrimi me pagesat dhe kompenzimet

dh)Administirmi me mardhëniet e punës

Planifikimi i nevojave dhe regrutimi i kuadrit : Ky është një proces i vazhdueshëm dhe aktivitet i përkohshëm me të cilin konstatohën nevojat për kuadër si dhe mënyrën e regrutimit të kandidatëve potencial për kryerjen e punëve të caktuara.

Selektimi dhe përzgjedhja e kuadrit : Këtu hyjnë aktivitete të selektimit të kandidatëve të regrutuar si dhe përzgjedhjen përfundimtare për punët paraprakisht të planifikuara. Selektimi zakonisht bëhet në bazë të paraqitjes së kërkesës për punësim, kur grumbullohën informatat për jetën dhe prejardhjen sociale, shkollimin forma, karakteristikat e punës.Një element i rëndësishëm i tërë këtij korpusi të dhënave janë edhe rekomandimet eventuale për pranim në punë, të cilat mund të jenë nga institucionet tjera dhe individët

Përkatitja dhe zhvillimi i kuadrave: Përkatitja është pjesë e trajnimit përmes të cilit përkatitën kuadrot për punë të caktuar, apo për zhdervjellesi brënda prjektit. Ndërkaq, zhvillimi nënkupton/përfshin shkollimin apo edukimin, apo procesin e arritjes së njohurive të përgjithshme.

Arsyeja për zhvillimin e kuadrove ndërlidhen me ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të kërkesave të konsumatorëve dhe të tregut përgjithësisht, për shkak të ndryshimeve tekniko-teknologjike në vetë procesin e prodhimit të produkteve

/shërbimeve, ndryshimeve në organizim dhe në udhëheqje me projektin etj.

Vlerësimi dhe përmirësimi i përformancës kuadrovike : Ky është një proces i vlerësimit përmbajtësor dhe të vazhdueshëm të përformansës së kuadrove dhe përmirësimin e kësaj përformanse në përputhshmeri me kërkesat e detyrave të projektit.

Cilësia e resurseve njerëzore nuk është e përhershme, mund të përmirësohet por edhe të përkeqësohet. Përmirësohet përmes përfitimit të njohurive dhe përvojave të reja dhe përkeqësohet nese njohurit qe i disponojnë stafi i projektit vjetërohen dhe bëhen të papërdorshme për shkak të ndryshimeve në teknologjin e projektit. Për shkak të aplikimit të teknologjive të reja vjetërohen me njohuritë e tyre jo vetëm punëtorët e drejtpërdrejt në makina por edhe ekspertet me kualifikime të larta, edhe i vetë menaxhmentit të projektit, nese nuk e përciellin zhvillimin e ri teknik-teknologjik, të dijës më të re.

Cilësinë e përsonelit të projektit mund të përmirësojmë me arsimim përmanent brënda përbrënda projektit. Për shëmbull, arsimimi në vendin e punës mund të realizohet ashtu që menaxheri me përvojë apo kryemenaxheri demonstron para punëtorëve tjerë se si kryhet ndonjë punë, duke i udhëzuar punëtorët në “msheftësin” e zanatit.

Shëmbulli i dytë është arsimimi i punëtorëve për detyra specifike.

Shëmbulli i tretë është arsimimi i përsonelit i cili nuk u përgjigjet kerkesave të teknologjive të reja.

Në këtë rast kerkohet rikukualifikimi i personelit përkatës, apo zëvëndësimi me përsonelin i cili mund të operojë me teknologjinë e re.

Mbisundon mendimi se përsonelin e projektit duhet përzgjedhur apo kualifikuar krahas avancimit të teknologjive, pra si një proces përmanent. Kjo mund të arrihet përmes përcielljes së literaturës profesionale, pjesëmarrjes në tubimet profesionale, formave të ndryshme të studimeve jasht projektit e të ngjajshme, si elemente të mësimit në kontinuitet.

Administrimi me pagesat dhe kompenzimet : Kompenzimet përfshinë shumat financiare të kompenzimit të cilat i realizojnë të punësuarit në një projekt, dhe në teorinë ekonomike bashkëkohre këto kompenzime ndahën në:

a)Kompenzime në bazë të punës së rregullt dhe pjesëmarrjes në punë(paga, pjeset stimulative dhe shtesat në bazë të pagës)

b)Kompenzimi në bazë të drejtës së pjesëmarrjes në fitim

c)Kompenzimi në bazë të pronësisë mbi projektin

ç)Kompenzimet menaxheriale(pagat, bonuset apo premitë etj)

Administrimi me mardhëniet e punës: Mardhëniet epunës janë tërësia e raporteve dhe lidhjebve që i krijojnë të punësuarit me punëdhënsin, e që janë të përfshira brënda të drejtave dhe përgjgjësive që lindin në bazë të punës. Këto raporte janë të rregulluara me kuadrin ligjorë dhe me aktet interne, rregulloret, kontratta ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënsit.

Në fund të themi se këto resurse janë të rëndësishme për projektin për dy arsye.

E para, njerëzit në ndërmarrje dizajnojnë dhe prodhojn produkte dhe shërbime, kontrollojn kvalitetin, tregtojnë produktet, ndërtojnë dhe zbatojn strategjinë e zhvillimit të ndërmarrjes.

E dyta , resurset njerëzore përbëjnë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve të afarizmit. Problemi më i madhë është si dhe ku të gjenden punëtorë cilësorë. Sikur të gjitha të mirat tjera edhe resurset njerëzore furnizohen në treg.

Kur të arrini të përzgjedhni punëtorë cilësor duhet të kujdeseni qe ata të mos e braktisin projektin dhe të siguroni qe sa është e mundur të jenë në funksion të qëllimeve të projektit tuaj.