Marketingu i Projektit

Marketingu i projektit është i një rëndësie të veçantë, nëse dëshirohet një sukses i projektit. Me anë të marketingut duhet t’u shpjegohet ambienteve relevante të projektit, kuptimi dhe qëllimi i një projekti. Përmes marketingut duhet të motivohen të gjithë pjesëmarrësit dhe personat e angazhuar në mbështetje të projektit:

1.Nëpërmjet informimit me kohë krijohet besimi

2.Nëpërmjet paraqitjes dhe theksimit të dobishmerisë së projektit merret miratimi

3.Nëpërmjet diskutimit të përparësive dhe të metave krijohet siguria

4.Nëpërmjet pjesëmarrjes në biseda krijohet motivimi për bashkëpunim.

Sipas ekspertit dhe profesorit të mirënjohur amerikan, Kotler, çelsi i suksesit të projektit varët nga njohja e mirë deshirave të konsumatorëve. Lidhur me plotësimin e nevojave të tyre ai sygjeron:

a)Mos provoni të shitni çdo gjë qe mund të prodhoni

b)Perpiquni të prodhoni ate që mund të shitni

c)Duajeni blerësin e jo produktin tuaj-konsumatori të jetë në qëndër të vëmendjes

ç)Për eurot e dhëna nga blerësi i kompenzoni ata me mallra reale dhe kvalitet të produkteve.

Marketingu mundet dhe duhet t’i kontribuoj përmirësimit dhe përparimit të cilësisë së projektit. Fjala është për krijimin e një projekti/produkti apo shërbimi që do të plotësonte në mënyrë sa më të plotë nevojat e komuniteteve të fokusuara, i dëshirave të konsumatorëve dhe realizimi i efekteve të knaqëshme të projektit, në formë të fitimit apo profitit.

Marketingu parasëgjithash kërkon që produktet/sherbimet që dalin nga projektit t’i përshtatën kërkesës, që paraprakisht të kenë tregun e vetë, konsumatorin e vetë. Për këtë mund të themi se marketingu përfshinë të gjithë faktorët nga të cilet varet plasmani i produktit/sherbimit të projektit: asortimentin, çmimin, distribuimin dhe promocionin. Kombinimi i të gjithë këtyre faktorëve mundëson që projekti të realizohet brënda parametrave të paraparë. Kjo do të ju mundëson që në treg të veproni me shkallë më të vogël të rrezikut. Ky rrezik asnjëher nuk mund të eliminohet tërësisht por mund të reduktohet në masë të pranueshme. Menaxhmenti i projektit i cili përfillë principet e marketingut bartë me vehte shkallë më të vogël të rrezikut kurse gjasat për profit i kanë reale.

Përcaktimin për projektin, përkatësisht për produkte/sherbime do të përcaktoni në bazë të hulumtimit të tregut. Kur është fjala për përzgjedhjen e programit prodhues/shërbyes, hulumtimi i tregut mundëson njoftimin me shumë parametra relevant të kërkesës(shëmbull, kush janë konsumatorët potencial, çfarë produkti apo sherbimi dëshirojnë, sa është kerkesa dhe mundësia e pjesëmarrjes tuaj në treg, kush janë konkurrentet tuaj, etj).

Çdo herë duhet të niseni nga tregu… Disa nga faktet të cilat duhet ti konstatoni janë: kush janë konsumatorët e produkteve apo sherbimeve tuaja të cilat mendoni t’i prodhoni, sa është kërkesa(numri i konsumatorëve), ç’fare është struktura e konsumatorëve(mosha, gjinia, profesioni, gjendja materiale, tradita e të ngjajshm), ç’farë është konkurrenca në treg, kush ofron produkte të njejta apo të ngjajshme, lepeza e asortimentit, çmimet, mënyra e plasmanit e të ngjajshme, si janë të informuar konsumatorët(aktiviteti i promocionit), ndikimi i rrethinës në treg(ligjet dhe rregullat, ambienti kulturorë, sjelljet e rrethinës,etj). Të gjitha këto informata duhet t’i keni parasysh kur të merrni vendime se çfarë projektit do të zhvilloni dhe në çfarë mënyre do të paraqiteni me ofertën e projektit tuaj.

Projektet, përkatësisht produkt apo sherbim e kanë jetën e vetë në treg: lindin( krijohen dhe lajmërohen në treg), më pastaj shitja e tyre rritet, ngecë, fillon të shenojë rënie, në mënyrë që në fund zhduket nga tregu. Këtë e quajmë cikel jetësor të projektit, përkatësisht të produktit/sherbimit. Ka projekte që me produktet/shërbimet e tyre kanë cikel të shkurtë të jeteses, një apo dy sezona (artikujt e modës), ka të tilla të cilave cikli i jetës është më i gjatë(të mirat shtepijake, automobilat e të ngjajshme etj) dhe i atyre të cilat mbijetojn në treg me vite. Prodhuesi duhet të konstatojë se në të cilen nga kategoritë e përmendura bije projekti i tyre dhe në të cilën fazë të ciklit jetësorë të projektit bie. Kjo në radhë të parë për arsy se duhet të përgatiten produktet apo sherbimet e reja të cilat do t’i lansojë në treg, para se të terhjek ato që vdesin.

Në kuadër të zhvilllimit të projektit duhet të mendohet në stabilitetin e tijë, në qëndrueshmerinë e produkteve /shërbimeve të tijë, madje në forcimin e elementeve që i bëjnë të dallueshme produktet/sherbimet, në mënyrë që ato të jenë konkurrente, me një imazh të dallueshëm në treg. Për këtë menaxhmenti i projektit duhet të kujdeset që projekti të mbaj aktualitetin në treg, imazhin e tij si dhe mbajtjen e besimit të konsumatorëve në produkt/sherbim.

Të gjitha këto janë detyrë e marketingut të projektit, në kuadër të zhvillimit të tij.

Marketingu i projektit, asesi nuk mund të zgjidh të gjitha problemet tuaja, por është e sigurtë pa te problemet mund të shndërrohen në pengesa të patejkalueshme për menaxhmentin e projektit. Për këtë arsye, investimet në hulumtimin e tregut të projektit si dhe sigurimi i informacioneve të nevojshme para se të merrni një vendim përfundimtar për projektin është i rëndësishëm aq sa edhe investimet në teknologji dhe pajisje.

Çmimi i produkteve/shërbimeve të projektit

Formulimi dhe realizimi i politikes së çmimeve është njera nder detyrat më të nderlikuara për menaxhmentin e projektit. Politika e çmimeve duhet të jetë në përputhshmeri me politiken e përgjithshme të marketingut, të afarizmit dhe të misionit kryesorë të projektit. Vendosja në fushën e çmimeve duhet të bazohet në informacionet e nevojshme të grumbulluara me hulumtimin e tregut. Ka shumë faktor që ndikojn në marrjen e vendimeve lidhur me politiken e çmimeve nga menaxhmenti i projektit, por midis tyre më të rëndësishmit janë shpenzimet, kerkesa, konkurrenca dhe rroli i shtetit.

Shpenizmet janë shumë të rëndësishme në politiken e çmimeve. Në të vertet, çmimi i tregut, si pasojë e ndikimit të ofertës dhe kerkeses kerkon prej menaxhmentit të projektiti qe shpenzimet e saj të jenë sa më të ulëta për produkt/shërbim, që të mundeni të realizoni fitim dhe të përmbushni obligimet ndaj shtetit(tatimet, doganën, kontributet, taksat etj). Poashtu, në politiken e çmimeve duhet patur parasysh legjislacionin e shtetit. Që menaxhmenti i projektit të mos gabojë në udhëheqjen e një politikë të çmimeve, do të duhej të dijë përgjigjet në këto pyetje:

Sa është stabilitetit i përgjithshem i çmimeve (në tregun e përgjithshem), dhe çka mund të pritet në periudhën e ciklit të jetës së projektit/produktit apo sherbimit?

Ç’fare është stabiliteti i çmimeve në “branshen”, të cilit i perket produkti apo sherbimi dhe çka mund të pritet në vazhdim?

Ç’farë është stabiliteti i çmimeve të furnizimit të inputeve të nevojshme, materialeve dhe ç’farë trendi i çmimeve të inputeve të projektit mund të pritet?

Ç’farë janë dhe si janë siellur çmimet e projekteve konkurrete?

Si janë siellur çmimet e produkteve apo sherbimeve të projekteve komplementare?

Duke patur përgjigje në pyetjet e sipërcekura, menaxhmenti i projektit më lehtë do të përcaktohet për të udhëhequr një politikë fleksibile, sipas segmenteve të ndryshme të tregut, sipas kohës apo grupeve të konsumatorëve.

Pa marrë parasush nga të gjitha këto, në diçka duhet të jeni plotësisht të sigurtë, tregu vetëvetiu do të sjell çmimin e produktit/shebimit të projektit tuaj në suazat reale të raporteve të ofertës dhe kerkeses.

Shitja e produkteve/shërbimeve të projektit

Në kuadër të marketingut shitja ka një detyrë shumë më të lehtë. Sektori i shitjes i shfrytëzon të gjitha funksionet tjera të marketingut, në mënyrë qe produktetet/sherbimet e projektit të plasohen në treg. Kështu shitja paraqet fazën më komplekse në procesin e reprodukcionit, përkatësisht të shndërrimit të produktit apo sherbimit me para. Ndërlidhja e shitjes me distribuimin është e rëndësisë së veçantë. Distribuimi mundëson bartjen fizike të mallit deri të konsumatorët sipas kushteve optimale(në kohë, hapësirë dhe me sa më pak shpenizme).

Faza e shitjes dhe e distribuimit bashkojnë ofertën dhe kerkesen, prandaj rroli i këtij funkscioni është i rëndësishëm dhe i ndieshem në tërë procesin e zhvillimit të projektit. Poashtu shitjen mund të kuptojmë si funkcion që krijon të hyra, fitim dhe profit për projektin. Pra, shitjen duhet kuptuar si një funkcion në kuadër të marketingut të projektit.

Në këtë kuptim menaxhmenti i projektit në kuadër të politikës së shitjes kujdeset për:

a)organizimin e shitjes, b)kanalet e distribuimit, c)distribuimin fizik, ç)kushtet e shitjes, d)raportin me blerësit, dh) përparimin e shitjes, e) depozitimin e produkteve/shërbimeve të projektit f) sherbimet e shitjes dhe sherbimet pas shitjes(garancionet, servisimi, pjeset rezervë etj).