Manaxhmenti i projektit

Menaxhmenti i projektit në parim pranon rrezikun, nga se rreziku është pjesë e çdo aktiviteti që zhvillohet në kuadër të projektit.

Kjo do të thot se, sikur është i pritshëm suksesi i projektit, mosuksesi është poashtu shumë i mundshem. Në të vërtetë menaxhmenti nuk frikësohet nga mosusksesi, nga se sikur të frikësoheshin asnjëher nuk do të knaqeshin me bukurinë qe mund të sjellë angazhimi dhe realizimi i projekteve konkrete, i produkteve dhe i shërbimeve që siell ai, i ndonjë inovacioni etj.

Menaxhmenti dhe menaxherët janë njerëz të cilet e vlerësojnë shpejt mundësinë për realizimin e synimeve të projektit. Kjo është për ta sfidë e cila i nxitë që të tregohen. Për dallim nga të tjeret në botën e afarizmit, menaxherët janë shumë pak përsonalisht të motivuar qe të vin deri te pushteti apo pozita. Themelimi dhe realizimi i projekteve është kënaqësi e veretetë për ata. Paraja dhe profit janë formë përmes të cilave ata tregohen se kanë patur sukses.

Menaxhmenti dhe menaxherët e projektit janë ekspertë në fushën e teknologjisë, apo tregut, shërbimeve, etj.

Së pari, menaxherët dhe menaxhmenti i dinë të gjitha aspektet e projektit/produktit/shërbimit të tijë.

Së dyti, menaxhmenti është i vetëdijshem se duhet të dijë çdo aspekt të procesit të punës apo së paku të zgjedh ata qe do ti ndihmojnë.

Menaxhmenti është i vendosur në përpjekjet qe të realizojë të 5 funksionet themelore të menaxhmentit:

*Planifikimin,
*Organizimin,
*Udhëheqjen me stafin dhe aktivitete tjera të projektit/ Politika kadrovike e projektit
*Drejtimin dhe
*Kontrollin e projektit

Menaxhmenti i projektit sipas natyrës së tijë duhet të jetë profesional. Menaxhmenti duhet të jetë i gatshem të vendos, të merr vendime në kohën dhe mënyrën e përshtatshme për fatin e projektit. Ata e kanë vizionin për zhvillimin e projektit dhe duhet të jenë shembull me entuziazmin dhe vendosmerinë.