Implikimi

Po ashtu si shkolla, dhe madje më shumë, televizioni dhe telefoni po formojnë karakterin, edukimin apo sjelljen e fëmijëve, prandaj duhet kujdes kur lihen fëmijët të shikojnë “reality show” ku mungon atmosfera e të qenit xhentil. Orientoini fëmijët drejt tendencave më edukuese dhe informuese. Mos harroni televizioni është krijuar për të informuar dhe edukuar. A bëhet kjo në një emision si “Big Brother”? Nuk po them as që të rriturit duhet t’i shikojnë, e as që s’duhet t’i shikojnë këto emisione, punë e tyre dhe mërzitja nga monotonia mund t’i cojë ta bëjnë, por s’duhet t’i përqasin fëmijët me to në një mënyrë natyrale dhe normale. Më vjen keq që në panelin e atij emisioni ka një person i cili merret me bamirësi, po të them të drejtën të tillë njerëz i shoh mediokër, dhe një tjetër personazh mjaft aktive mbi edukimin e shoqërisë, për të cilën kam vlerësim mbi atë çka ka dashur të përcjelli, por qartazi avazi i të qenit mediokër është i paevitueshëm për dallaveret televizive dhe personazhet atje. Të punosh në një emision të tillë për lekë e famë, kur predikon parime “të arta”, mbetesh mediokër. E kuptoj që këta e justifikojnë mirë veten shpejt, po s’është se dokrrat e tyre hyjnë halë në gisht për mua, padyshim për shumë ndodh, s’e mohoj. Po ju jap një rast që vura re në atë emision, konkurentët atje kishin cigare elektronike në dorë, shumë nga ata/ato atje e kishin, çdo ditë shohim të rinj fare të vegjël në moshë të përdorin këto. S’po them as që këto bëjnë keq për shëndetin, ka mijëra gjëra që e bëjnë atë dhe ne as i vëmë re, por qartazi ata/ato konkurentë me naivitet (e mbase jo, se mund të ketë financime) po implikojnë mbi të rinjtë një budallallëk të tillë. E ky është vetëm një i dukshëm, ka shumë më shumë të tjerë.

#sulaj_ars