Gabimet me te shpeshta si shofer

Detyra e instruktorit gjatë aftësimit të kandidatit është që atë ta mësojë me teknikat themelore të drejtimit të makinës, por edhe sjelljes në trafik.

Ai duhet te ia mësojë atij rregullat e komunikacionit, respektimin e shenjave, por edhe ta mësojë dallimin e situatave të rrezikshme dhe si t’i shmangë ato. Por shumica e ngasësve edhe përkundër që e marrin patentën, bëjnë gabime të shumta. Dhe ja cilat janë gabimet më të shpeshta të ngasësve:

  • Mosrespektimi i shpejtësisë: Ky është padyshim gabimi më i madh. Edhe pse shpejtësia në vendbanime është e kufizuar në 50 kilometra në orë, numri i madh i ngasësve e tejkalojnë këtë dhe arrijnë shpejtësinë deri në 80 kilometra në orë. Kjo i rrezikon si ata ashtu edhe numrin e madh të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

  • Mosrespektimi i këmbësorit: Vështirë është të parashikohet sa herë ndodh gjatë ditës që automobilat thjesht “fluturojnë”, edhe pse këmbësori është në mes të rrugës, vijave të dedikuara për kalimin e tij. Sipas ekspertëve ky problem mund të zgjidhet vetëm me vendosjen e kamerave, pasi që nuk ka numër aq të madh të policëve që do të qëndronin në secilin vendkalim të këmbësorëve.

  • Mosrespektimi i shenjave: Numri i madh i ngasësve nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit edhe pse këto janë themelore për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion. Për shumë ngasës semafori, si dhe shenja stop dhe shenjat tjera thjesht nuk ekzistojnë dhe kjo shpesh sjell edhe deri të aksidente të shumta të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë me fatalitet.

  • Telefonimi gjatë ngasjes: Kjo sjellje, fatkeqësisht është e pranishme tek numri i madh i ngasësve. Kjo për pasojë ka zvogëlimin e vëmendjes, dhe për këtë shpesh ndodh që ngasësi i cili telefonon apo shkruan porosi papritmas frenon apo e ndryshon rrugën. Për këtë ekspertët apelojnë që ngasësit të shikojnë në pasqyrë apo të kontrollojnë me kujdes se pjesëmarrësit tjerë në komunikacion a janë duke telefonuar apo duke shkruar sms. Deri më tani kemi me mijëra aksidente të shkaktuara si pasojë e përdorimit të telefonit.

  • Mosndezja e treguesve të drejtimit: Ja si duket ky gabim në praktikë. Automobili para jush papritmas e ndez treguesin për kthim në të djathtë. Kur dikush e ndryshon drejtimin është natyrale që të frenohet dhe ja problemi nëse këtë nuk e prisni. Te ne numri i madh i aksidenteve të lehta ndodhin për shkak të ngasjes pa ndezjen e treguesve, apo ndezjen e tyre me vonesë.