Eja të rikthejmë biçikletat shqiptare!

Ekonomia më e qëndrueshme në Europe sot prodhon 20 milion bicikleta dhe punëson 106.000 njerëz. Rumania dhe Bullgaria, vende relativisht të varfra prodhojnë respektivisht 422,000 dhe 642,000 biçikleta në vit. Sllovenia, një vend akoma më i vogël, prodhon 5,000 biçikleta në vit.

Biçikletat “Ylli”, “Dinamo”, “Partizani” ishin industria shqiptare e biçikletave para viteve ’90.

Sot Shqipëria nuk e ka ruajtur traditën e prodhimit të biçikletave, por importon 100%. Dhe pse vegjeton në papunësi, nuk ka asnjë vizion për të rimëkëmbur industrinë e dyrrotakut.Formimi professional , për të cilin agjenci ndërkombtare shpenzuan miliona euro, sot është shkatërruar i tëri.

Ne kemi një ëndërr , të rikthejmë biçikletat shqiptare!

Të thjeshta , të lira, me një identitet.
Të saldosh një trup biçiklete me mjetet e sotshme bëhet.
Akset, pjatat, shala, timoni, bëhen.

Kush ka eksperiencë e di që asgjë nuk është e pamundur me një plan të mirë, shumë punë.

Kohët thërrasin për një revolucion në ekonominë e gjelbërt!
Prodhimi i biçikletave shqiptare I përgjigjet punësimit, mjedisit, ekonomisë!

Eja të rikthejmë biçikletat shqiptare!