Dizajnimi i Projektit

Dizejnimi i projektit është më së ngushti i lidhur me fushën e marketingut. Marketingu është hapsira ku mundet dhe duhet të veproj dizajneri.

Dizajni dhe dizajneri i projektit nuk mund të jetë sanues univerzal për të gjitha leshimet në projekt. Nese nuk keni promocion të mirë, nuk keni pse të kerkoni dizajner grafik, apo nese nuk keni një teknolog të mirë të prodhimit/shërbimit të projektit, as mos provoni të dizajnoni produktin. Dizajni nuk është dhe nuk mund të jetë sherues univerzal për sëmundjet në projekt. Dizajneri nuk mund t’i ndihmojë projektit të sëmurë, apo menaxhmentit të dobët të projektit të mbijetoj, por mundet të ndihmoj projektitn që të afaroj më mirë, të realizoj sukses më të mirë. Mund të thuhet se dizajni është i nevojshem, por jo edhe kusht i mjaftushem për sukses të projektit.

Prej dizajnerit nuk duhet dhe nuk guzoni të kerkoni të dijë kujt do ti shitet produkti/shërbimi i projektit, përkatësisht kujt i destinohet. Prej dizajnerit nuk duhet pritur të dijë në ç’mënyrë do të shitet produkti. Dizajneri është parasëgjithash njeri profesional me arsimim të lartë, ekspert për interpretim vizuel. Ai duhet të dijë të shpreh dhe në mënyrë vizuele të paraqesë strategjin e zhvillimit të projektit tuaj, nese ju jeni menaxhment i sukseshëm duhet të dini mirë se çka deshironi të arrini ju në treg me projektin tuaj, a deshironi të jeni lider në sektorin e projektit tuaj, apo një menaxhment i improvizuar pa vizion…

Dizajneri është në të vertet interpretues vizuel, përmes vizatimeve, i të shkrueres apo i verbales. Dizajneri është përson i autorizuar për të bërë produktin tuaj atraktiv dhe terheqes në mënyrë që blerësit të përcaktohen për blerjen e tijë. Kujdeset që ambalazha e produktit tuaj të jetë adekuate, që produktet që ju i prodhoni të jenë të dobishme dhe funkcionale, të cilat njerëzit deshirojnë t’i kenë dhe ti konsumojnë. Dizajneri është ekspert i cili mesazhin tuaj propagandues do të dizajnoj ashtu që njerëzit mund ta dallojnë, deshirojnë të lexojnë dhe i besojnë.

Një prej problemeve të para me të cilat ballafaqohet tash dhe në të ardhmen çdo menaxhment i projektit është krijimi i identitetit në treg, si të bëhet më i dallueshëm në treg. Pikrisht kjo është hapësira e veprimit të dizajnerit. Krijimi i shenjes, i maskotes, i ngjyres, i shkronjes dhe të tjerave, janë faktorët qe krijojnë identitetin vizuel të menaxhmentit të projektit.

Në strukturën e shpenzimeve të prodhimit gjithnji e më shumë marrin pjesë shpenzimet e dizajnit, të projektimit dhe shpenzimet e përgatitjes së projektit të produktit/shërbimit konkret, kurse shpenizmet e prodhimit, lëshimin në qarkullim dhe plasmani i produkteve të projektit zvgëlohen.

Sikur nuk mund të kerkoni nga dizajneri të njeh teknologjin e projektitt dhe çeshtjet e menaxhimit/organizimit, nuk mund të kerkoni nga inzhinjeri i prodhimit të dizajnon produktin, t’i japi formën e duhur, e cila do të bëj terheqës dhe të dobishem për konsumatorin.

Në treg në të ardhmen gjasa më të mëdha do të kenë ato projekte të cilat flasin qartë për kulturen dhe mënyrën e jeteses të produkteve/shërbimeve të tij.

Dizajneri dhe projekti

Menaxhmenti i projektit pret nga dizajneri parasegjithash profitin. Dizajner i mirë për projektin do të ishte ai i cili i siguron kthimin e mjeteve të investuara me kamatë. Ndërkaq, menaxhmenti i mirë i projektit është ai i cili në fillim do ti jep dizajnerit liri të mjaftueshme të menduarit për problemin e caktuar. Drejtori i dizajnit në Phillips njëher kishte thënë “prej dizajnerit të mirë mos pritni të dizajnoj urë, por pritni të ju dizajnoj mënyrën e kalimit të ures” . Menaxhmenti i mirë do të dij të organizoj dhe të orientoj punën e dizajnerit.

Dizajneri është ekspert interdisciplinar i cili ka aftësi të përmbush të gjitha kerkesat qe i imponojnë kushtet e projektit konkret, të distribuimit dhe të përdorimit të produktit .