Dita Botrore e Mjedisit 2020

Për ndotjen e ambientit të njeriut është folë, aktualisht flitet por edhe në të ardhmen gjithsesi do të flitet.

Ndotja ka dekada që është një nga brengat e shteteve të zhvilluara, dhe naryrisht se në ato fonde derdhen mjete të konsiderueshme për studime, hulumtime dhe masat e ndryshme preventive.

Shtetet e industrializuara duhet vazhdimisht të ideojnë dhe investojnë në mbrojtjen e mjedisit të njeriut.

Dihet tashmë se pjesë e çdo projekti serioze duhet të jet edhe masat e kujdesit dhe mbrojtjes së ambientit. Çdo fabrikë duhet pas mënyrat e neutralizimit të mbetjeve të ndryshme të kimikateve dhe substancave të dëmshme për ambientin. Me këtë mënyrë fabrikat e ndryshme duhet me rigorozitet serioz të mbrojnë nga ndotja; ajrin, ujin dhe tokën nga ndotësit.
Në gjithë ndikimet e ndryshme të ndotjes së ambientit nga ndikimet në ndotje është edhe trafiku i dendur në pothuaj të gjitha shtetet.

Industria e automobilizmit aktualisht prioritet e kanë zvoglimin e mjeteve në trafik që shfrytëzojnë landën djegëse naftë dhe benzinë me ç’rrast ato lirojnë CO2 dhe ndikojnë negativisht në ndotjen e ambientit dhe shēndetit të njeriut. Modernizimi kërkon zgjidhje të reja dhe kosto të ulta të energjisë alternative.

Çdo ditë civilizimi është në garë me alternativa të reja industriale që synim e kanë uljen e ndotjes që reflekton me mirëqenjen sociale dhe jetëgjatësinë e njeriut.

Shoqërisë shqiptare si pjesë përbërse e shteteve që synojnë mjedis të pastër i duhet urgjent të punon në ngritjen e vetëdijes dhe edukatën duke fillu nga familja, qerdhja, shkolla, institucionet publike, ojq etj.

Kujdesu për Tokën ambientin tonë të përbashkët!