Çka nënkupton menaxhimi i projekteve?

Format e ndryshme të organizimit dhe të menaxhimit të projekteve lehtësojnë realizimin e suksesshëm dhe efikas të porosive dhe detyrave të rëndësishme zhvillimore brënda ndërmarrjes.

Menaxhimi i projekteve nënkupton planifikimin, përcielljen/mbikqyrjen dhe drejtimin e një plani kompleks dhe gjithashtu institucioni i cili i zbaton këtë detyra.
Përmes formave të ndryshme të organizimit dhe menaxhimit të projekteve mund të arrihet që në mënyrë efikase të realizohen detyra të rëndësishme zhvillimore brënda ndërmarrjes dhe më gjerë.

Menaxhimi i projekteve është një mënyrë e punës me plan, e orientuar kah qëllimi të cilin e ka përcaktuar porosidhënsi. Përmes sigurimit të një pune ekipore dhe mirë të koordinuar menaxhmenti i projektit premton përmbushje në afat të detyrave të projektit dhe zgjidhjen e problemeve të caktuara.

Menaxhimi i sukseshëm siguron se resurset do të përdorën në mënyrë racionale, se do të ketë transparencë dhe qartësi në definimin e detyrave të projektit, përmes përshkrimit dhe kompletimit të dokumentacionit të projektit.

Pra, menaxhimi i projekteve nënkupton koordinimin dhe drejtimin e planifikuar të elementeve dhe aktiviteteve të shumta të projektit, të cilat ndikojnë njëri-tjetrin, duke mos i lënë ato rastësisë apo gjenialitetit të hartuesve të projektit, por duke i drejtuar ato në mënyrë të planifikuar, drejt një rezultati të dëshiruar.

Mbikqyrja do të thotë: ‘besimi është i mirë, kontrolli më i mirë”.
Menaxhimi me sukse i projektit në të gjithë ciklin e zhvillimit të tijë, fazat dhe nivelet e zhvillimit, i shton gjasat për realizimin optimal të synimeve të sipërcekura apo të pjesës më të madhe të tyre në ndërmarrje/fermë, agjension etj.

Tri çeshtjet themelore që synohën të arrihen me projektin

Në mënyrë të përmbledhur në procesin e menaxhimit të projekteve në plan të parë dalin tri çeshtje kryesore:

(a)Si mund të arrihen qëllimet e definuara të rendimenteve apo të kualitetit?
(b)Si mund t’i përmbahemi qëllimeve të kufizuara në kohë?
©Si shndërrohet një projekt në një sukses ekonomik?
Realizimi i optimal i këtyre synimeve varët nga identifikimi dhe sigurimi i resurseve të nevojshme të projektit, udhëheqje e drejtë me resurse, atmosferë dhe motivim për punë,

Detyrat kresore të projektit janë:

  • Të sigurojnë se resurset e rralla janë përdorura në mënyrë efikase
  • Ti kontribuojë rritjes stabile të ardhurave të projektit, cilësisë së jetesës dhe përfituesve tjerë të projektit
  • Të ndihmojë suksesin e ndërmarrjes dhe të minimizojë rrezikun nga dështimi i investimeve

Çka nënkupton menaxhmenti i sukseshëm i projektit?

Me anë të metodave të menaxhimit të projekteve duhet të arrihen këto dobi/benefite:
• Një mënyrë e punës e orientuar kah qëllimi, e përcaktuar nga porosidhënsi
• Përmes kualitetit të lartë të zgjidhjes së problemeve dhe përmbushjes së detyrave të bëjmë zgjidhjen e të gjitha detyrave apo porosive
• Sigurimi i punës ekipore
• Realizimi i shpejtë dhe në afat i detyrave
• Përcaktimi optimal i shpenzimeve përmes menaxhimit të drejt të resurseve të projektit
• Transparenca dhe kuptueshmeria e detyrave përmes përshkrimit dhe kompletimit dokumentacionit të projektit
• Shfrytëzimi i drejt i potencialeve dhe i mundësive të projektit

Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në suksesin e projektit:

  a)faktorë të fortë 		                b)faktorë të butë

-Organizimi i ndërtimit -Komunikimi në projekt midis partnerëve të projektit
-Organizimi i procesit -Stili i punës dhe i udhëheqjes
-Resurset e projektit(personeli, financat) -Atmosfera e punës, motivimi
-Kualifikimi profesional i bashkëpunetorëv -Ndryshimet shkaktojnë rezistenca emocionale kundër
në projekt, mënyra e menaxhimit me resurse projektit, konfliktet personale, luftrat për pushtet

Kufizimet e projektit

Kufizimet më të shpeshta për realizimin e projektit në parametrat e planifikuar(buxhetor, kohorë, tekniko-teknologjik, të përsonelit, ligjorë, etj) ndërlidhen me nivelin e hulumtimeve dhe të studimit dhe parasëgjithash nga:

1.Kualiteti i të dhënave
2.Verësimi i rreziqeve dhe të papriturave
3.Përfshirja e tërësishme e efekteve të projektit(të jashtme dhe dytësore)
4.Vështersitë për parashikimet lidhur me periudhën e thimit të investimeve
5.Vështirësit për planifikimin e iniciativave të reja zhvillimore

Gabimet më të shpeshta në menaxhimin e projekteve janë:

• Udhëheqësi joadekuate e projektit
• Porositë joprecize të projekteve
• Konfliktet e pavrejtura të interesave dhe synimeve
• Planifikimi jo i mjaftueshëm i projekteve
• Organizimi jo i qartë i projekteve dhe konfliktet e kompetencave
• Mospërfshirja e faktorëve të butë

(vetëm në 30% të projekteve në ndërmarrje respektohet afati dhe buxheti)
Është e domosdoshme të krojohet një ndërgjegje ndaj problemeve nga se baza e çdo ndryshimi është të kuptosh vetëveten.

Vlerësimi dhe menaxhimi i rreziqve të projektit

Secilit aktivitet i projektit i kercnohen rreziqe të shumta të brëndshme dhe të jashtme, të cilat mund të ndikojnë dukshëm në efektivitetin përfundimtar të tijë. Për këtë është e rëndësishme të vlerësohen rreziqet potenciale dhe të parashihet strategjia e ballafaqiimit me to, përkatësisht strategjia e ballafaqimit nëse paraqiten. Rreziqet më së shpeshti për projektin janë pasojë e këtyre situatave:

(a) Ndryshimit të papritur të rregullativës ligjore
(b) Rënies së papritur të standardit jetësor të popullësisë
© Kushteve të pavolitshme të kreditimit afatshkurtër
(ç) Të çrregullimeve të papritura në tregun e vendit dhe tregun botëror
(d) Zvogëlimit të çmimeve të produkteve dhe sherbimeve konkurrente
(dhe) Tejkalimi i shpenzimeve të parapara
(e) Mosrealizmi i vëllimit të paraparë të shitjes
(ë) Vonesë në liferimin blerësve
(f) Vonesë në liferimin furnizuesve
(g) Pengesat e paparapara në kanalet e shitjes dhe të furnizimit
(gj)Vonesës në pagesën e kërkesave
(h) Vonesa në pagesën e obligimeve
(i) Ikja e menaxherëve kyç, të ekspertëve dhe punëtorëve e të ngjajshme.

Në projektin konkret të komanisë/fermës duhet të theksohen të gjithë parametrat kritik të theksuar. Nuk duhet nënçmuar asnjerin prej këtyre parametrave të rrezikut. Është e rëndësishme dhe e nevojshme që të parashiqohen të gjitha rreziqet e jashtme(në të cilat nuk mund të ndikojnë ndërmarrjet), sikur edhe ato të brëndshme(në të cilat ndërmarrja mund të ndikojë), të cilat duhet më përafërsisht të përcaktohen(aspektet e tregut, teknike-teknologjike, organizative etj), si dhe të parashihen pasojat financiare dhe pasojat tjera nga këto rreziqe.
Me qëllim të menaxhimit të drejt dhe përballjen me rreziqet e projektit, është logjike një mënyrë e veprimit hap pas hapi si:

  • Identifikimi i rrezikut-kërkimi dhe bërja e një liste të rreziqeve relevante
  • Vlerësimi i rreziqeve-Vlerësimi përkitazi me mundësinë e paraqitjes dhe shpenzimet e nevojshme për evitimin e tyre.
  • Masat e rreziqeve-planifikimi i masave për ndalimin e rrezikut.

Identifikimi i rerziqeve pason shpesh në bazë të funksionit të kontrollit, apo përmes angazhimit të ekspertëve intern dhe/ose ekstern.

Edhe pse në masë të vogël, për analizën e rrezikut në praktikë më së shpeshti zbatohet:
Teorija e propabilitetit(devijimi standard, koeficijenti i varijacionit, varianca e vlerës së tanishme)

Metoda e përshtatjes së normave diskontuese
Analiza e ndieshmerisë
Kufiri i rentabilitetit(kufiri i rentabilitetit, pika e thyerjes, pika e mbulimit etj.)