Çka është projekti?

Projektetet janë mënyrë e veçant e zhvillimit(Gittinger,1982) dhe formë e rëndësishme për realizimin e qëllimeve të definuara në planet zhvillimore të vendit, lokalitetit, kompanisë apo fermës konkrete.

Projektet sigurojnë shfrytëzimin racional të fondeve dhe resurseve të rralla, i kontribuojnë rritjes së të ardhurave, qëndrueshmerisë ekonomike, si dhe cilësisë më të mirë të jetesës përgjithësisht. Plotësimi i këtyre objektivave kryesorë varët se në çfarë shkalle përmbushën parametrat e planifikuar të projektit.

Një projekt është një detyrë unikate, e përkohshme, komplekse dhe me qëllim të caktuar, me përshkrim të sakta të detyrave dhe resurse të definuara.

Projektet janë detyra në ndërmarrje, të cilat janë të karakterizuara nga këto veti apo cilësi:

  • Janë të kufizuara në kohë
  • Kanë një synim të caktuar
  • Janë të veçanta dhe nuk janë detyra rutinore
  • I kanë resurset e definuara qartë dhe të kufizuara
  • Janë komplekse dhe të rrezikshme
  • Për ndërmarrjen kanë një rëndësi të veçant
  • Aty janë të angazhuar shumë bashkëpunëtorëve dhe partnerë

Sqarimi i definicioneve dhe i terminologjive lidhur me projektin

Me qëllim të shkurtimit të kohës dhe të komunikimit midis partnerëve dhe për nevoja praktike të projektit është e rëndësishme arritja e një pajtueshmerie për terminologjinë e cila do të përdorët. Me këtë zvogëlohet konfuziteti, shkurtohet koha e komunikimit me grupet kryesore të interesit, partneret dhe financieret, dhe ndihmon realizimin e projekt idesë së ndërmarrsit, ndonëse përmbajtja e pRojektit çdo herë është më më rëndësi nga emertimi.

Terminologjia jo e standardizuar zakonisht sjell konfuzion në realizimin e projektit. Që të zvogëlohet ky konfuzitet në komunikimin midis partnerëve të projektit, duhet paraprakisht të sqarohe ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave/nocioneve të përdorura në komunimkim.

Kështu, kur flasim për Projektet duhet kuptuar se ato ndihmojnë realizimin e synimeve të definuara me program, janë pjesë e programmit dhe secili prej tyre është i pavarur, dhe së bashku synojnë realizimin e detyrave të përbashkëta, të shtruara në një program më të gjerë zhvillimorë. Shpesh projektet përbëjnë një pjesë të caktuar dhe të konsiderueshme të një programi zhvillimor.

Programet e zhvillimi përbëhen nga më shumë projekte konkrete apo sektoriale Kështu, një program zhvillimi shumëvjeçar i bujqësisë mund të përbëhet nga një numër i projekteve bujqësore që pasojnë njëri pas tjetrit, ndërkaq, projekti është aktivitet, i përbërë nga operacione më të vogëla, si një pjesë e veçantë e një plani kombëtar apo programi të zhvillimit bujqësorë. Qëllimet e programit gjejnë vend mbi qëllimin e përgjithshëm të projektit. Qëllimet e programit lidhin qëllimet e projektit me ato të projekteve të tjera në shkallë më të gjerë duke arritur deri në nivelet kombëtare.

Praktika ka treguar se ndonjëher është vështirë të dallohet projekti nga programi zhvillimor. Kjo ndodh për shkak se edhe njeri edhe tjetri dokument kerkon grumbullim të një fondi të konsiderueshëm të dhënave–informatave dhe kanë metodologji të ngjajshme pune. Në të dy dokumentet përvijohet aspekti kahorë, hapsirorë, i resurseve njerëzore, financiare dhe i komponenteve të tjera. Mirëpo, në punën praktike nuk çmohet forma por përmbajtja. Për ketë arsye, me rëndësi është të përkatitet dhe të hartohet një dokument i cili bazohet në akcionet praktike, pavarësisht se a do të emertojmë, projekt apo progrm zhvillimi.

Lidhur me sa u tha më lartë, kur flasim për terminogjinë e projektit duhet patur parasysh në ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave siç janë:

Zhvillimi : përfshinë zhvillimin e resurseve njerëzore(humane), përkrahje rritjes së zhvillimit ekonomik, baraspeshën midis zhvillimit të ambientit dhe të parametrave social nacional/rajonal. etj.

Programi Zhvillimorë : paraqet tërësinë(grupin) e projekteve të ndryshme, një cikel të aktiviteteve dhe operacionave, për të arritur deri të vendimet racionale shoqërore, që sjellin ndryshime pozitive në sektor të ndryshëm dhe synojnë arritje të objektivave global të vendit.

Institucioni i Projektit : është njësi e organizuar dhe legale, përgjegjëse për organizim dhe ekzekutim të aspekteve të ndryshme teknike, menaxheriale, financiare dhe të resurseve humane të projektit.

Qasje e Planifikuar e projektit : nënkupton planifikimin e projektit përmes metodave të njohura kudo në teorinë dhe praktikën e planifikimit të projekteve.

Monitorimi dhe vlerësimi i projektit : është një procesi i krahasimeve përmanente të efekteve të planifikuara dhe të realizuara. Monitorimi dhe vlerësimi janë pjesë integrale e menaxhmentit në rolin e funksionit të kontrollit.