Cilat gjuhë jane në rrezik të shuhen?

Të shtunën në mbarë botën, u shënua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Qëllimi i kësaj Dite është të promovojë dhe kremtojë diversitetit gjuhësor dhe kulturor.

Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare, është shpallur nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në vitin 1999 në kujtim të nxënësve që u qëlluan dhe u vranë më 21 shkurt 1952 në Dakar të Pakistanit lindor, që tani është Bangladeshi.

Atëbotë nxënësit ishin ngritur në protestë me kërkesën për njohjen e gjuhës së tyre si gjuhë kombëtare.

Vetëm në kontinentin europian ‘bashkëjetojnë rreth 200 gjuhë, mirëpo edhe këtu diversiteti gjyhësor po varfërohet nga viti në vit.

Fjala bie në Ukrainë kanë ngelur vetëm 6 persona që flasin gjuhën Karaim, e cila është zhdukur thuaja se në tërësi. Gjuha ‘Ume Sami’ flitet vetëm nga dhjetë persona që jetojnë pranë bjeshkëve kufitare me Skandinavinë, kurse gjuhën ‘Cornish’ e flasin vetëm 574 persona, shpalon një studim ndërkombëtar për gjuhët e rezikuara.

Sipas të njejtit në këto janë vetëm disa nga gjuhët që mund ti bashkëngjiten së shpejti listës së 139 gjuhëve të botës që janë shuar gjatë mijëvjeçarit të shkuar.