Cila eshte menyra me e mire per te investuar parate?

Cili mendoni se eshte vendi me i mire per te investuar nje shume parash, e zeme deri ne 10.000 euro ketu ne Kosove?

Ne pergjithsesi: Une do thoja prit per zbritjen e rradhes se bursave dhe perfito duke blere aksione nga kompani qe jane financiarisht te qendrueshme (fitimi > borxhi). Mbaji 1-2 vjet dhe ke per te pare fitime 3x. PS: me zbritje nenkuptoj zbritje mbi 15% sic ndodhi ne 18 Mars 2020. Do te sugjeroja kompani teknologjise si Microsoft, Google apo Apple. Per momentin jane te mbivleresuara sepse paten rritje te shpejte pas renies ne Mars. Nese ndodh nje vale e dyte pandemie dhe ka renie 20-30% ne kompanite e larte permendura, mos e mendo dy here.

Per Kosove: Momentalisht mos investo. Ka per te pasur shume ndryshime per shkak te Covid19 ne ekonomi dhe per shkak te situates politike ne te cilen ndodhet vendi jone.

Mbaji ato para ne banke me interes, mos i harxho, dhe prit te qesohet situata.