Akullore me e shtrejte ne bote?

Një nga ushqimet më të shtrenjta është edhe akullorja me çokollatë, që jo për të gjithë është e arritshme.

Akullore 28 mijë dollarëshe

Kjo akullore kushton hiç më pak se 28 mijë dollarë amerikan, apo afër 21 mijë euro.

Sekreti te çmimi i saj qëndron pasi bëhet me çokollatë të ngrirë që përmban një përzierje të 28 kakaove, 14 prej të cilave janë ndër më të shtrenjtat. Ajo është e dekoruar me ar të ngrënshëm dhe shërbehet në kupë të veshur me ar ushqimor gjithashtu. Sikur këto të mos mjaftonin, së bashku me akulloren është edhe një byzylyk ari 18 karatësh dhe me një diamant prej 1 karati në fund të akullores.

Kjo akullore super-luksoze shërbehet me lug të arit të dekoruar me diamant dhe të cilën mund ta merrni me vete.