10 serialet më të mira televizive

Serialet televizive, si dramë ashtu edhe komedi, fitojnë famë ndërkombëtare përmes ngjarjeve që shtjellojnë dhe aktorëve që luajnë rolet me mjeshtri. Tregu amerikan i televizionit, përveç filmave, ka prodhuar edhe seriale të jashtëzakonshme që kanë ditur të transmetohen për dekada të tëra me radhë.

Gazeta Metro ka përzgjedhur një listë prej 10 realizimeve televizive dramatike dhe humoristike më të mira të shfaqura ndonjëherë.

Breaking Bad

Një arsimtar i kimisë në shkollën e mesme, pasi diagnostifikohet me kancer të mushkërive, fillon të merret me prodhimin dhe shitjen e metamfetaminës në përpjekje që të sigurojë të ardhmen e familjes së tij. Seriali është cilësuar një ndër realizimet më të mira në historinë e televizionit. Ai shfaqet në 5 sezone dhe ka fituar dy çmime Globi i Artë në kategorinë e serialit më të mirë dhe atë të aktorit më të mirë në rolin kryesor të interpretuar nga Bryan Cranston.

Game of Thrones

Disa familje mbretërore luftojnë mes vete për fuqi e frone në Westeros. Ndërkohë, fëmijët e sunduesve të mëparshëm të vendit duan të rimarrin atë që iu takonte. Sezoni i shtatë i serialit do të fillojë të shfaqet më 25 qershor 2017, pas gjashtë sezoneve që u shfaqën që prej vitit 2011.

House of Cards

Një kongresmen amerikan dhe gruaja e tij ambicioze punojnë së bashku në realizimin e qëllimit të tyre karrierist. Sezoni i gjashtë i serialit do të shfaqet më 24 shkurt 2017. Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kishte thënë se jeta e politikanëve amerikanë e personifikuar në serial paraqet 99 % realitet.

Sherlock

Personazhi Sherlock Holmes, i cili është paraqitur në shumë filma e drama televizive, vjen kësaj radhe i përshtatur në Londrën e shekullit XXI. Detektivi i mirënjohur, rolin e të cilit e luan Benedict Cumberbatch, ka aftësi të jashtëzakonshme investigimi dhe bashkë me partnerin e tij i zgjidhin me mjeshtëri rastet e krimit.

Lost

Lost është dramë në gjashtë sezone e cila tregon ngjarjen e disa të mbijetuarve të një aksidenti ajror. Personazhet detyrohen të bashkëpunojnë ngushtë për të mbijetuar në një ishull të izoluar. Seriali ka fituar një çmim Globi i Artë, çmimi më i lartë në fushën e serialeve televizive.

The Walking Dead

Seriali i zhanrit horror ka bërë bujë në opinionin amerikan gjatë tetë sezoneve sa është shfaqur. Zyrtari policor Rick Grimes udhëheqë një grup të mbijetuarish në një botë të pushtuar nga të vdekurit.

Dexter

Dexter Morgan është ekspert i forenzikës. Ai paraqitet si vëlla e shok besnik, por nuk është vërtetë ashtu. Dexter është vrasës serial që vret të këqinjtë. Seriali është shfaqur në 8 sezone prej vitit 2006 deri në vitin 2013.

Friends

Friends është super-komedi amerikane, e transmetuar prej vitit 1994 deri më 2004. Aty paraqiten gjashtë personazhe kryesore që jetojnë në Manhattan të New York-ut dhe peripecitë e tyre jetësore. Seriali ka trasuar rrugën për shumë komedi të tjera situacionale që erdhën në vitet në vazhdim.

Big Bang Theory

Big Bang Theory është serial me një humor të ndërthurur jashtëzakonisht mirë në jetën e disa shkencëtarëve dhe një vajze që vendoset në apartamtin përballë tyre. Komedia vlerësohet të jetë realizim i veçantë, duke qenë se dialogjeve i janë shtuar elemente shkencore, gjë kjo e rrallë në komedi tjera televizive.

How I Met Your Mother

Në këtë komedi që u shfaq gjatë viteve 2005 – 2014 shjellohet jeta e disa miqve në New York. Përmes narracionit, babai u tregon dy fëmijëve të tij ngjarjet që quan në takimin e tij me nënën e fëmijëve të tij.